Qeveria e Kosovës merr vendim që punëtorëve të larguar nga puna gjatë viteve të 90-ta, t’u njihen kontributet pensionale

Qeveria e Kosovës e shfuqizon ndalimin për hyrje dhe dalje në komunën e Klinës, Malishevës dhe Vitisë

Klina, Vitia e Malisheva kanë dalë nga karantina, bëhet e ditur përmes një komunikate për media nga Qeveria e Kosovës. “Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike) të 28-të, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë Nr.01/09 të datës 13.03.2020 dhe vendimit Nr.01/10 të datës 14.03.2020”, thuhet në njoftim. Tutje në komunikatë thuhet se ndryshimet dhe plotësimet e miratuara do të shfuqizojnë pjesët e vendimit që ndalojnë hyrje-daljet në komunat e Klinës, Vitisë dhe Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …