Trupi gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë, ia ka vazhduar paraburgimin, eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa

Avokati i Salih Mustafës, ka parashtruar apel kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e denoi me 26 vjet burg

Avokati Salih Mustafës, i cili është dënuar me 26 vjet burg për gjoja krime lufte, ka parashtruar apel ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. Pas kësaj, kryetarja e Gjykatës, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar panelin e Gjykatës së Apelit, që do të trajtojë ankesën e tij ndaj aktgjykimit.  Pas dorëzimit të njoftimit për apel nga mbrojtja e Mustafës më 2 shkurt, kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit, të përbërë nga Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, për të vendosur mbi apelin kundër aktgjykimit, të shpallur më 16 dhjetor 2022”, thuhet njoftimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …