Më shumë se 21 mijë njerëz tashmë dihet se kanë vdekur nga tërmetet e së hënës në Turqi dhe në Siri

Më shumë se 21 mijë njerëz tashmë dihet se kanë vdekur nga tërmetet e së hënës në Turqi dhe në Siri

Më shumë se 21 mijë njerëz tashmë dihet se kanë vdekur nga tërmetet e së hënës në Turqi dhe Siri, të cilat presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i ka quajtur “katastrofa e shekullit”. Numri i viktimave nga tërmeti në të dyja vendet është 21, mijë 719. 75 mijë e 600 njerëz janë lënduar. Në Turqi, 18 mijë 342 qytetarë  janë konfirmuar të vdekur, duke e bërë katastrofën po aq vdekjeprurëse sa një tërmet që goditi vendin në vitin 1999 dhe çoi në krijimin e autoritetit të tij për menaxhimin e fatkeqësive, një dekadë më vonë. Në Siri, janë raportuar 3 mijë 377 viktima,  2 mijë e 30 në veriperëndim të kontrolluar nga kryengritësit  dhe 1 mijë 347 në territorin qeveritar.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …