Avokati i Popullit aprovon ankesën e Sami Mazrekut, Ligji për Tatimin në pronë duhet ndryshuar

Avokati i Popullit ka aprovuar kërkesën e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) z.Sami Mazrekut kundër Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Deri para kohës kur Mazreku ka bërë ankesën në zyrën e Avokatit të Popullit për të regjistruar veturat e tyre qytetaret është dashur të paguajnë tatimin në pronë.  

Deri sa pas ankesës së drejtorit Mazreku kjo praktikë diskriminuese e komunave të Kosovës më nuk aplikohet fare.  

“Avokati i Popullit në bazë të nenit 16, paragrafi 1, të Ligjit numër 05/L-019 për Avokatin e Popullit ka pranuar ankesë nga z.Sami Mazreku, parashtuar kundër Kuvendit të Kosovës lidhur me miratimin e Ligjit për Tatimin në pronën e paluajtshme” thuhet më tutje në vendimin.    

Më tutje se Avokati i Popullit i rekomandon Ministrisë së Financave të ndërmarrë nismën  legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme , në mënyrë që neni numër 29 të hiqet në tersi.  

Përndryshe drejtori i BKS-së z.Sami Mazreku që nga fillimi ka deklaruar se kushtëzimi i qytetareve në pagesën e tatimit në pronë si kusht për të regjistruar automjetin është antikushtetues.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …