Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kurti ka rrënuar atë që është ndërtuar me dekada, e ka kthyer Kosovën nga e privilegjuar në të ndëshkuar

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin për rrënimin e raporteve me aleatët strategjikë të Kosovës nga qeveria Kurti. Ai duke folur për mundësinë që Kurti e kishte në qeverisje, falë numrit shumë të madh të votave, theksoi se: “Ka ndodh e kundërta. Qeveria dhe Kurti, ju ka kthyer rrënimit. Jo vetëm që nuk e krijoi atë që s’ishte krijuar deri tash, nuk e sjelli një shpresë një perspektivë, një mundësi, përkundrazi është kthyer në rrënim të asaj që është ndërtuar mbi dekada.”. Haradinaj ka shtuar se më tragjikja është rrënimi i raporteve me aleatët e sigurisë, apo kthimi i Kosovës nga e privilegjuar, në të ndëshkuar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …