Avokatja Iseini: Shkelje flagrante të të drejtave të paraburgosurve

Avokatja e disa prej të akuzuarve në rastin e Kumanovës,
Artene Ademi-Iseini ka bërë të ditur se janë bërë shkelje flagrante të të
drejtave të të pandehurve gjatë dhe pas përfundimit të hetimeve. Ajo ka
theksuar se pala mbrojtjëse ka evidentuar shkelje flagrante të drejtave të të
pandehurve gjatë dhe pas fazës së hetimeve, pastaj mohimi i kontrolleve mjekësore,
mohimi i të drejtës për t’i shikuar provat e të tjera si këto. Avokatja, Artene
Ademi-Iseini ka thënë se të 29 të pandehurit kanë deklaruar njëzëri pafajësinë
për akuzat e ngritura. Kërkesë e palës mbrojtëse, sipas saj, mbetet që lënda
nga Prokuroria Themelore kundër Krimit të organizuar t’i kalojë Prokurorisë
Speciale të Republikës së Maqedonisë.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …