Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Azemi: Mbi 80% e kompanive kanë mungesë të punëtorëve për shkak të migrimit të tyre në perëndim

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka deklaruar se mbi 80 për qind të kompanive kanë mungesë të punëtorëve për shkak të migrimit të tyre në perëndim. “Kompanitë e mëdha po edhe të vogla sot kanë problem; mbi 80% e kompanive kanë mungesë të punëtorëve. Po flasim për punëtorë të profileve të ndryshme sepse punëtorë krahu edhe sot gjenden, ndonëse jo në një numër të dëshirueshëm. Por numri i punëtorëve të kualifikuar është në rënie e sipër në Kosovë” ka deklaruar  kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Ai ka shtuar më tutje për Ekonomia Online se nga viti 2021 mbi 100 mijë punëtorë kanë ikur nga Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …