Baba Mumin Lama dhe Teqja Bektashiane të Gjakovës urojnë besimtarët islam për festën e Bajramit të Vogël

Baba Mumin Lama dhe Teqja Bektashiane të Gjakovës urojnë besimtarët islam për festën e Bajramit të Vogël

Baba Mumin Lama dhe Teqja Bektashiane e Gjakovës urojnë besimtarët islam për festën e Bajramit të Vogël. Në urim thuhet

Të dashur besimtarë,

Vëllezër e motra myslimanë, anëtarë të tarikateve, myhibë e ashikë bektashinj,

Në emër të Baba Mumin Lamës dhe Teqesë Bektashiane të Gjakovës

Urime Bajramin e vogël.

Sakrifikimi i kafshës bëhet për Zotin, por me të ushqehen njerëzit. Kësisoj çdo sakrificë bëhet për ta madhëruar Furnizuesin, e nga sakrifica përfiton njeriu. Mundimi i sakrificës e kalit njeriun, e bën më të mirë për veten dhe për të tjerët.

Prandaj, në frymën e kësaj feste, udhëzojmë që duke e kujtuar Zotin dhe mirësitë e tij, të angazhohemi ndaj njerëzve, sidomos ndaj të varfërve dhe të pafuqishmëve.

Ky Kurban Bajram qoftë i hajrit dhe ju gjettë me sofra plot mirësi. Lutemi që Zoti të japë begati dhe shëndet për secilin. Lutemi që kombi dhe shteti ynë të zhvillohet e të përparojë duke mos harruar të kaluarën.

Komuniteti Bektashian i Kosovës,

Selia në Teqenë Bektashiane të Gjakovës.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjetori i rënies së 14 Dëshmorëve të Kombit në Shishman të Bokës

25 vjetori i rënies së 14 Dëshmorëve të Kombit në Shishman të Bokës

Diku rreth orës 02:15 të mëngjesit më 29 mars, në vendin e quajtur “Livadhet e …