Bajram Begaj falënderon Bahamasin për njohjen e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” lidhur me njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës nga Bahamasi. Presidenti Begaj ka shprehur mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj Bahamasit, duke vlerësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar, veçanërisht në rajonin e Ballkanit. “Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Bahamas për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë”, ka shkruar Begaj. Me këtë vendim, Bahamasi bëhet shteti i 121-të që e njeh Kosovën. Gjatë këtij viti, Kosova ka siguruar njohje nga katër shtete: Sudani, Kenia, Siria dhe së fundmi Bahamasi.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: 27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, mes çlirimit dhe dilemave të mëdha juridike

Në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO ndaj Serbisë, rikthehen në vëmendje jo vetëm …