Kapje brutale e shtetit: Dosja e Mujkës tregon se si pushteti ndërhyri për të dhunuar ligjin dhe konkurrencën

Bisedat e zbardhura nga telefoni i Faruk Mujkës përbëjnë një aktakuzë të rëndë morale dhe penale ndaj krerëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. Ato tregojnë një skemë të qartë të kapjes së institucioneve, ku funksionarë të lartë shtetërorë përdorin autoritetin për të favorizuar militantë partiakë, duke shkelur çdo parim ligjor dhe etik. Në qendër të skandalit është avancimi i Vllaznim Mustafës, i cili, megjithëse kishte dështuar në testin me shkrim dhe nuk i plotësonte kriteret ligjore, u emërua zëvendësues i mbikëqyrësit në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan. Vendimi u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani, pas ndërhyrjeve të vazhdueshme të Mujkës dhe kontakteve direkte me ministren Albulena Haxhiu. Dosja e Prokurorisë konstaton shkelje të shumëfishta ligjore, që bien ndesh drejtpërdrejt me Nenin 414 të Kodit Penal të Kosovës, i cili parasheh dënim deri në tetë vjet burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ky rast nuk është thjesht një shkelje administrative – është dëshmi e dhunimit të ligjit, përçmimit të konkurrencës së ndershme dhe përdorimit të shtetit si pronë private e pushtetit politik. /Vox kosova/

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …