Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga reshjet intensive dhe përmbytjet që po prekin vendin. Sipas njoftimit zyrtar, kreu i shtetit po ndjek me shqetësim zhvillimet dhe është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, Strukturat e Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura, për menaxhimin e situatës. Presidenti Begaj ka bërë thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët, duke theksuar rëndësinë e respektimit të udhëzimeve të strukturave përgjegjëse për një evakuim të shpejtë dhe të sigurt, sidomos në zonat më të rrezikuara nga përmbytjet. “Në këto momente të vështira, jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka”, theksohet në njoftim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
