Në seancën solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, theksoi se historia e shtetit të Kosovës nuk mund të kuptohet pa rolin e ish-drejtuesve të UÇK-së dhe luftës çlirimtare. Begaj tha se ata “udhëhoqën popullin drejt lirisë”, ndërsa sot përballen me akuza në Hagë, duke shtuar se për popullin shqiptar mbeten memorie shtetërore dhe kombëtare. Ai rikujtoi rrugëtimin historik të Kosovës nga rezistenca, te bashkëpunimi me aleatët perëndimorë e deri te shpallja e pavarësisë — duke nënvizuar se e vërteta historike nuk mund të ndryshohet.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
