Bajram Begaj: Pa udhëheqjen amerikane, nuk do të kishim një Kosovë të pavarur

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po merr pjesë në Sesionin Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që këtë vit po zhvillohet në Dayton të SHBA-së, në 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes për Bosnjën. Gjatë fjalës në panelin “Fokus i ripërtërirë në paqe dhe prosperitet në Ballkan”, Begaj rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Marrëveshjen e Dayton-it dhe integrimin euroatlantik të Bosnjë dhe Hercegovinës. Ai theksoi rolin jetik të SHBA-së në ndaljen e luftërave në Ballkan dhe krijimin e paqes afatgjatë në rajon. “Pa udhëheqjen amerikane, Marrëveshja e Dayton-it nuk do të ishte e mundur. Pa atë udhëheqje, nuk do të kishim një Kosovë të pavarur,” deklaroi Begaj. Presidenti shqiptar vlerësoi miqësinë strategjike me SHBA-në, si dhe rolin e saj dhe të NATO-s në stabilitetin e Ballkanit. Ai riafirmoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj vlerave demokratike dhe solidaritetit në kuadër të Aleancës Veri-Atlantike

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …