leoni

Bajram Begaj zhvilloi takime të shumta me krerët e shteteve të rajonit, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog

Bajram Begaj zhvilloi takime të shumta me krerët e shteteve të rajonit, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi një seri takimesh me krerët e shteteve të rajonit, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog, ku u takua ndër të tjera me kryetarin  e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, atë të  Kroacisë, Zoran Milanoviç, si dhe kryetarin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç. Gjatë takimeve, Presidenti Begaj ndau me presidentët vizionin e përbashkët të mbështetur në respektin e ndërsjellë, dialog, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, që janë tejet të rëndësishme për të forcuar paqen dhe prosperitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në qendër të bisedave ishin zhvillimet në Veriun e Kosovës. Presidenti Begaj nënvizoi nevojën që vendet e rajonit anëtare në NATO, duhet të flasin me një zë për mos lejimin që provokime të ndryshme ta destabilizojnë Kosovën dhe të gjithë rajonin. Pjesë e diskutimeve me presidentët ishin dhe efektet që ka prodhuar lufta në Ukrainë për rajonin në tërësi, si dhe çështje me interes dypalësh.

Kontrolloni gjithashtu

Në vitin 2024 ka pas më pak raste të sëmundjeve malinje dhe beninje se sa në vitin 2023

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se në vitin 2024 ka …