Bajram Hasani: Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës në Gjilan i janë bashkuar 244 anëtarë të rinj

Bajram Hasani thotë se Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës në Gjilan i janë bashkuar 244 anëtarë të rinj

Ish-ministri dhe tani anëtar i Kryesisë së AAK-së, Bajram Hasani, ka shkruar të dielën së kësaj partie në Gjilan i janë bashkuar 244 anëtarë të rinj. “244 anëtarë të ri iu bashkuan sot  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan. Ata iu bashkuan liderit të vendimeve të mëdha, Ramush Haradinaj. Faleminderit atyre që më ndoqën pas! Faleminderit të gjithë juve që na besoni! Vetëm bashkë ne e bëjmë më të mirën për Kosovën tonë!”, ka shkruar Bajram Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …