Ministrja, Hykmete Bajrami

Bajrami: Shkaktar i frenimit për investimeve të huaja është mungesa e stabilitetit politik

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajramit konsideron se shkaktar i frenimit të investimeve të huaja në Kosovë është mungesa e stabilitetit politik. Ajo ka shtuar më tutje se sikur të kishim një situate stabile politike, padyshim do të kishim fluks më të madh të investimeve të huaja të drejtpërdrejta. Ministrja, Hykmete Bajrami ka thënë se prioritet i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është zhvillimi dhe fuqizimi i sektorit privat përmes projekteve të ndryshme, që kanë për qëllim përmirësimin e mëtejmë të legjislacionit, infrastrukturës së cilësisë, promovimit të ndërmarrjeve, ndërtimit të zonave industriale, si dhe rritjes së investimeve nga kompanitë vendore dhe ato ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Thaçit ngre dyshime për përkthime të pasakta, Prokuroria kundërpërgjigjet me pretendime kontradiktore në aktakuzë

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi po vazhdon kritikat e forta ndaj Prokurorisë lidhur me audio-incizimet …