Kryetarja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami deklaroi se të gjithë luftëtarët e UÇK-së, janë të gatshëm t’i dalin zotë luftës çlirimtare dhe të dalin para drejtësisë por të gjithë duhet të jemi kundër çdo instrumenti që cenon sovranitetin dhe që bënë drejtësi selektive. Ajo tha se 16 vjet pas luftës çlirimtare dhe vetëm shtat vite pas shpalljes së pavarësisë ky Kuvend dhe deputetët gjenden para një sfide të themelimit të Gjykatës Speciale, e cila është selektive dhe që merret vetëm me shqiptarët. “Jemi të vetëdijshëm për dështimin e sistemit të drejtësisë në vend që fajtorë janë sa vendorët aq edhe ndërkombëtarët”, ka thënë ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e profesorit, historianit dhe publicistit të shquar Ahmet Qeriqi
Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e profesorit, historianit dhe publicistit të shquar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
