Balaj- Halimaj në Tiranë kërkon pezullimin e taksës në rrugën e kombit për qytetarët e Kosovës deri më 15 shtator

Balaj- Halimaj në Tiranë kërkon pezullimin e taksës në rrugën e kombit për qytetarët e Kosovës deri më 15 shtator

Zëvendës-kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj ka takuar në Tiranë zëvendëskryeministrin e Shqipërisë Erion Braçe. Në këtë takim u diskutua për përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive që pritet të mbahet muajin shtator në Shkodër, e ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja mes dy qeverive. Balaj- Halimaj kërkoi nga qeveria shqiptare që të shikoj mundësitë për pezullimin e taksës në rrugën e kombit për qytetarët e Kosovës, për së paku dy muaj, deri më 15 shtator. Poashtu, ajo ka kërkuar që të eliminohen të gjitha pengesat që po pamundësojnë realizimin e marrëveshjeve të arritura më herët; siç̧ është funksionalizimi i plotë i pikës doganore në Durrës, unifikimi i kodit doganor, njohja e dokumentacioneve reciproke për eksport dhe import, si dhe kërkesën e odës së farmacistëve të Kosovës për listën e çmimit të barnave. Nga ana tjetër Brace u zotua se kërkesën për pezullimin e taksës do ta ngritë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë së Shqipërisë, që pritet të mbahet këtë javë.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …