Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Balotazhi për kryetarë të komunave mbahet më 9 nëntor

Partitë politike po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet lokale, teksa kanë mbetur edhe pak më shumë se dy javë deri më 12 tetor, kur qytetarët do të zgjedhin kryetarët dhe asambletë komunale. Historia zgjedhore tregon se shumë komuna zakonisht shkojnë në raund të dytë. Në vitin 2021, vetëm 17 nga 38 komuna kishin zgjedhur kryetarin në rundin e parë, ndërsa 21 të tjera kishin shkuar në balotazh – që përfshinte rreth 67% të votuesve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se, sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, raundi i dytë mbahet katër javë pas ditës së zgjedhjeve, pra më 9 nëntor 2025. “Mënyra e zgjedhjes mbetet e njëjtë si në të kaluarën. Kandidati shpallet fitues nëse merr 50% + 1 të votave të vlefshme. Nëse kjo nuk ndodh, organizohet balotazhi mes dy kandidatëve më të votuar”, ka shpjeguar Elezi. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 2,069,098 qytetarë, prej tyre 43,993 votues nga diaspora. KQZ njoftoi se tashmë ka nisur mbi 44 mijë pako me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës, të cilat po shpërndahen përmes shërbimeve postare në adresat e tyre të regjistrimit.

Kontrolloni gjithashtu

OKB

Kosova në OKB: Përfaqësim i munguar dhe diplomaci të pafuqishme

Edhe pse presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë vizituar New Yorkun …