Sot në Ministrinë e Financave do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Grant për fazën 2 për projektin për Rehabilitimin e linjës 10 Hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë, në vlerën 17.2 milionë euro. Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza, shefja e Zyrës së BE-së dhe përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, si dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për sektorin e Transportit hekurudhorë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
