leoni

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dënon ashpër dëmtimin e bustit të heroit Shkëlzen Haradinaj, në Pejë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndër tjera shqyrtoi edhe situatën politike të krijuar pas nxjerrjes së vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për rritjen e taksës në 100% për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

OVL UÇK konsideron se kjo masë është e vonuar dhe Qeveria e Kosovës është dashur shumë më herët të merr masa të tilla, kur dihet se Serbia asnjëherë nuk po i respekton marrëveshjet me Kosovën dhe me politikën e saj agresive është duke e dëmtuar Kosovën edhe në planin ndërkombëtar.

OVL e UÇK-së, i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, që mos të lëkundet nga presionet e mundshme për heqjen e taksës doganore dhe kërkon që me Shtetin e Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës të zgjerohen masat duke aplikuar reciprocitet në të gjitha fushat.

Veteranët e Kosovës do të jenë përkrah Qeverisë deri në fund, dhe kërkojnë nga i gjithë spektri politik që të mos e ngatërrojnë luftën për pushtet me interesin e përgjithshëm kombëtar, dhe të jenë unik përballë politikës agresive të Serbisë, e cila po rrezikon lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me veprime destruktive dhe politikën e saj agresive.

Prishtinë,

Më 22.11.2018

Kryesia e OVL UÇK-së

Kryetari, Hysni Gucati

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …