B. Obama: Historia do ta mbajë në mend sulmin në Kongres si një “një moment të çnderimit e turpit të madh për kombin”

Barak Obama u ka kërkuar amerikanëve të refuzojnë gjuhën e cilitdo lider, që ushqen urrejtje raciste

Ish kryetari i Amerikës, Barak Obama u ka kërkuar amerikanëve të refuzojnë gjuhën që përdor cilido lider që ushqen urrejtjen apo normalizon racizmin. Në një fjalim të tij, kryetari aktual, Trump dënoi urrejtjen dhe supremacinë e bardhë. Ai foli pasi 31 persona humbën jetën në dy sulme me armë zjarri në Teksas dhe Ohajo. Ndërsa ishte në detyrë, Barak Obama, u përpoq pa sukses për të kufizuar pronësinë e armëve. Ai tha se në vitin 2015  dështimi i tij për të kaluar një ligj për pronësinë e armëve ka qenë frustrimi më i madh i presidencës së tij. Obama porositë amerikanët ta refuzojmë gjuhën që vjen nga goja e një prej liderëve tanë që ushqen një klimë frike apo urrejtje, apo normalizon ndjenjat raciste;  nga liderë që demonizojnë ata që nuk duken si ne apo që sugjerojnë se njerëz të tjerë, përfshirë emigrantët, kërcënojnë mënyrën tonë të jetesës, apo i referohen të tjerëve si nën-qenie njerëzore, apo aludojnë se Amerika i përket vetëm një lloji njerëzish”, tha ish kryetari amerikan, Barak Obama.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …