Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka zhvilluar sot një takim me Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiralin e Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George M. Wikoff. Në këtë takim, Barbano e priti admiralin Wikoff së bashku me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, duke theksuar rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë. Sipas njoftimit, diskutimet u përqendruan në bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet EULEX-it dhe KFOR-it në terren, në kuadër të mekanizmit të reagimit të sigurisë në Kosovë, si dhe në rolin e këtyre misioneve në ruajtjen e stabilitetit dhe rendit publik në vend.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
