Barometri në “Euronews Albania” ka matur vlerësimin e shqiptarëve për liderët e opozitës dhe pozitës në Shqipëri

56.3% e qytetarëve të pyetur  në Shqipëri kanë mendim negativ për kryeministrin Edi Rama. Ndërsa 36.8% kanë mendim pozitiv dhe 6.8% nuk përgjigjen. Për kryetarin e Foltores-Partia Demokratike mendimi negativ është 71.8%. Ata që kanë mendim pozitiv për Berishën janë 21% dhe 7.3% nuk janë përgjigjur. Kreu i Partisë së Lirisë, ish-LSI, Ilir Meta është më pak i pëlqyeri pasi 88.1% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërkohë mendim pozitiv kanë 4.6% e tyre dhe 7.3% nuk përgjigjen. Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës,  Erion Veliajn 53.4% e kanë mendim negativ, 33.3% kanë mendim pozitiv dhe 13.3% kanë zgjedhur të mos përgjigjen. Për kryetarin e pjesës tjetër të PD, Enkelejd Alibeaj i cili ka krijuar grupimin e tij në selinë blu, 69.7% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërkohë 13.7% kanë mendim pozitiv dhe 16.7% nuk janë përgjigjur. 84.1% e shqiptarëve kanë mendim negativ për ish-kreun e PD-së Lulzim Basha. Vetëm 7.6% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv dhe 8.3% nuk janë përgjigjur. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Sot shënohet çlirimi i Prishtinës dita kur më 11 qershor 1999 UÇK-ja ngriti flamurin kombëtar në kryeqytet

11 Qershori 1999: Dita kur forcat e UÇK-së çliruan Prishtinën

Më 11 qershor të vitit 1999, forcat ushtarake të Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë …