Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar veteranët e komunës së Vushtrrisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar komunën e Vushtrrisë. Ai së bashku me kryetarin e kësaj komune,  Ferit Idrizi, nga radhët e PDK-së,  kanë takuar veteranët e kësaj komune. Në këtë takim u diskutua për aktualitetin politik në vend, nevojën për aktivizim në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe historisë. ”Në Vushtrri, takova bashkëluftëtarët nga shoqatat e dala nga lufta, ku diskutuam për aktualitetin politik në vend, nevojën për aktivizim në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe historisë e cila po na sulmohet. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për bashkimin e forcave atdhetare të rreshtuara në qëllime të sinqerta!” ka shkruar Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Flakadanët e lirisë në Gllogjan, mesazhi i Dukagjinit para verdiktit të Hagës: “Çlirimtarët nuk janë vetëm”

Gllogjani është bërë të dielën një tjetër pikë e mobilizimit publik në prag të shpalljes …