Petar Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, dënon ashpër sulmin ndaj të rinjve serbë në Drajkovc të Shtërpcës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, dënon ashpër sulmin ndaj dy të rinjve serbë dhe kërkoi  që autoritetet ta hetojnë këtë rast.  Bashkimi Evropian dënon plagosjen e një fëmije dhe një të riu. Personave të plagosur u urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Stano. Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur të premten në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. I dyshuari për këtë rast, i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …