Bashkatdhetarët dhe populli suedez, ndihmojnë spitalin e Bajram Currit

Bashkatdhetarët dhe populli suedez, ndihmojnë spitalin e Bajram Currit

Bashkëkombësit tanë që jetojnë e punojnë në Suedi, pos përkrahjes së vazhdueshme për institucionet komunale të shtetit të Kosovës, po gjejnë mundësi të përkrahjes edhe për institucionet e Republikës së Shqipërisë. Kështu që, në 20 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, të heroit Sali Çekaj, të organizuar në Shoqatën Kulturore Sportive “Liria” në Vaxjo të Suedisë, e së bashku me Shoqatën “Sali Çekaj” në Zvicër, kanë ndërguar një kontingjent me materiale dhe pajisje mjekësore, për në Spitalin e Bajram Currit. Këtë gjë e konfirmon, Xhafer Balaj, njëri nga bashkatdhetarët që nuk kursen asgjë nga vetja e tij. Balaj ka treguar se kontingjenti i sjellë në Tropojë, përkatësisht në spitalin e Bajram Currit, që kap vlerën rreth 140 mijë euro, ndërlidhet me 20 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, të heroit Sali Çekaj.

Sipas Balaj, kontingjenti i përgatitur nga bashkatdhetarët tanë, populli suedez, por edhe të nacionaliteteve tjera, nuk do mund të arrinte në destinacionin e caktuar, për në Shqipëri, pa mbështetjen financiare të Shoqatës Sali Çekaj dhe tropojanin Aranit Malaj, të cilët kishin hjekë gjitha shpenzimet e transportit. “Falënderojmë gjithë ata që nuk kursejnë paranë nga xhepat e tyre, që kishte edhe të komuniteteve tjera që jetojnë e punojnë në Suedi”, është shprehur Balaj, duke thënë se do vazhdojnë edhe në të ardhmen për të ndihmuar komunat e Kosovës dhe Shqipërisë. Ai, ka bërë të ditur se pjesa e mbetur e parave të grumbulluara, do epen si donacion për të njëjtin spital të Bajram Currit. “Përkrahja e institucioneve të shëndetësisë do jenë në prioritet, sikurse që nuk do anashkalohet edhe kategorinë e margjinalizuar”, ka nënvizuar Balaj, i cili për të satën herë udhëton nga Suedia për në Kosovë, që të sjellë kontingjente të ngjashme nëpër shumë komuna të Republikës së Kosovës.( Adem Lushaj)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …