Bashkatdhetarët solidarizohen me bashkëvendaset në këtë kohë Pandemie

Bashkëvendasi ynë, A.M, me banim në Zvicër, ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve bazë të familjes nga Prekazi i kominës së Skenderajt, deri në fund të këtij viti. Familja në fjalë krahas problemeve ekonomike ka edhe probleme shëndetësore, prandaj edhe është përzgjedhur për këtë ndihmë. Donatori për çdo muaj do të dhuroj asistencë financiare për këtë familje në shumën prej 200 euro. Këtë donacion në emër të donatorit e kanë dorëzuar përfaqësuesit e komunës së Skenderajt. “Falënderoj donatorin për këtë vepër humane të bërë në muajin e shenjtë të ramazanit, në këtë kohë pandemie”, është shprehur Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …