Bashkëpunime të reja në teatër e sport mes Kosovës e Turqisë

Vizitën e tij në Republikën e Turqisë zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti po e vazhdon me takime të rëndësishme me krerët më të lartë institucional atje.

I shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Ankara, Avni Spahiu dhe Sekretari i Përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi, zëvendësministri Hoti është takuar me homologun e tij nga Ministria e Rinisë dhe Sportit e Turqisë, Abdurrahim Boynukalin.

Hoti dhe Boynukalin biseduan për bashkëpunime konkrete në fushën e rinisë dhe të sportit, sidomos në këtë të fundit.

Zëvendësministri Boynukalin  tha se janë të vetëdijshëm për sukseset botërore të kosovarëve në sport, siç është edhe fitorja e Majlinda Kelmendit në Rio.

Boynukalin  tha se janë të interesuar për investime në shtetin e Kosovës.

Të dy homologët biseduam për disa projekte konkrete të cilat janë shumë serioze dhe shumë të mëdha  por që kërkojnë kohë deri sa të përpunohen në detaje të hollësishme, për tu bërë të njohura më pas.

Tutje, zëvendësministri zhvilloi edhe një takim me drejtorin e përgjithshëm të teatrove të Turqisë, Nejat Birecik me të cilën biseduan rreth një projekti serioz.

Zëvendësministri Hoti paraqiti kërkesën për ndërtimin e një teatri në qytetin e Prizrenit për komunitetin turk të Kosovës, ide për të cilën mori premtime nga Birecik se shteti turk do të angazhohet në këtë drejtim.

Takim dhe vizitë, zëvendësministri Hoti bëri edhe në televizionin publik të Turqisë, TRT.

Atje ai u takua me zëvendës drejtorin e departamentit për transmetime të jashtme në TRT, Mehmet Emin Genç me të cilin bisedoi për sfidat kryesore të medieve dhe idenë e bashkëpunimit në projekte konkrete.

Në një intervistë dhënë këtij medium, zëvendësministri Hoti foli për të drejtat e plota që komuniteti turk gëzon në Kosovë duke thënë se ky komunitet pasuron Republikën e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Ankara, zëvendësministri Hoti ndoqi edhe ndeshjen në hendboll në mes të Kosovës dhe Turqisë që u mbajt atje.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …