Sulejman Rexhepi

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ka shkarkuar nga posti Sulejman Rexhepin, mullain kontrovers dhe skandaloz

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ka shkarkuar nga posti,  Sulejman Rexhepin, mullain më kontrovers dhe më skandaloz në vend.  Këtë lajm në një konferencë për shtyp e bëri të ditur kryetari i Myftinisë së Gostivarit, Shaqir Fetahu. Ai tha se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Rijasetit të Bashkësisë që është mbajtur gjatë ditës së sotme, njëzëri është shkarkuar Sulejman Rexhepi, nga detyra e kryetarit të BFI-së. Shaqiri tha se deri në përgatitjen e kushteve për zgjedhje për kryetar ushtrues detyre do të jetë vetë ai. Ai deklaroi se shkarkimi i Sylejman Rexhepit është mbështetur nga shumica e anëtarëve të Rijasetit. Nuk është kjo hera e parë e përpjekjeve, të krerëve islamë në Maqedoni  për ta larguar nga posi ‘Mulla Sulën” hoxhën më të manipuluar nga politikanët e Maqedonisë, por edhe nga shërbimet sekrete, prej kohës kur ishte nxënës në Medrese, në Prishtinë e deri tani. Ditë më parë mediet kanë bërë të ditur se ai ka tërhequr 1 milionë euro për martesën me një vajzë 50 vjet më të re se vetë.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …