Bashkësia Islame e Kosovës sivjet nuk do të organizojë pritje të liderëve shtetëror për shkak të epidemisë

Bashkësia Islame e Kosovës ua ndalon pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore, imamëve dhe personelit administrativ

Bashkësia Islame e Kosovës iu ka drejtuar një urdhër të gjithë imamëve dhe personelit administrativ,  lidhur me qëndrimet e tyre politike në periudhën e fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.  Në vendim u jepet  vërejtje nëpunësve administrativë dhe fetarë që të shtojnë kujdesin karshi paraqitjeve mediale, si dhe qëndrimeve në rrjete sociale. BIK-u  ndalon qëndrimin personal politik, pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore, të qenit aktivist i ndonjë partie politike apo edhe kandidat për deputet. Çdo veprim i tillë nga sa u përmend më lart, konsiderohet shkelje e Kushtetutës së BIK-ut, ligjeve dhe akteve tjera normative të saj, për çfarë edhe do sanksionohen”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …