Bashkim Jashari pret delegacionin amerikan, theksohet roli i FSK-së në sigurinë rajonale

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur një delegacion amerikan të iniciativës “America250”, të kryesuar nga profesori amerikan Daniel Serwer, ku u diskutua për zhvillimet në sektorin e mbrojtjes dhe partneritetin strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Jashari falënderoi delegacionin për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke vlerësuar lart bashkëpunimin e ngushtë mes FSK-së dhe institucioneve amerikane të mbrojtjes. Gjatë takimit, komandanti i FSK-së prezantoi avancimin e kapaciteteve ushtarake dhe rolin që forca ka në garantimin e sigurisë së vendit dhe stabilitetit në rajon, në një kohë kur sfidat e sigurisë në Ballkan mbeten aktuale. Nga ana tjetër, profesori Daniel Serwer dhe anëtarët e delegacionit amerikan vlerësuan të arriturat e deritanishme të FSK-së, duke theksuar kontributin e saj në misionet ndërkombëtare dhe rëndësinë e partneritetit të vazhdueshëm me SHBA-në.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim, ambasadorë, shefa misionesh dhe përfaqësues të lartë kombëtarë nga 31 shtete

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim, ambasadorë, shefa misionesh dhe përfaqësues të …