Nard Ndoka e pagoi burrërinë e tij: Kryeministri e hoqi nga posti i ministrit, megjithëse po punonte relativisht shumë mirë. (Në atë ministri, të Shëndetësisë, që të punosh absolutisht mirë, do të thotë ta konceptosh krejt ndryshe, vetë atë ministri, vetë shëndetësinë shqiptare, që ka mbetur e stilit të vjetër komunist, “akoma shumë shtetërore”. Kjo do të mund të bëhej, me kusht që Kryeministri të mos t’i sabotonte nën rrogoz, reformat e ministrit “të tij”.) Por pagesa e z. Ndoka nuk u mjaftua vetëm me heqjen nga posti, por u plotësua me përpjekjet për t’i shkatërruar edhe partinë që kryeson z. Ndoka, Partinë Demokristiane. U sajuan kolonat e pesta të zakonshme të z. Berisha, kështu që u futën grindje në PDSH, u ndanë në dy parti,njëri u josh me post zëvendësministri,tjetri me drejtor ministrie e kështu me radhë. Metoda është e njëjtë: u bë me PDSH-në, po ajo që u pat bërë me Ballin, me Legalitetin,me Të Përndjekurit etj: shkatërrim kryesisht i së djathtës, së cilës i ka uzurpuar vendin berishizmi. Po ku qëndron burrëria e z. Ndoka. Po ja, nuk ishte ushtar i bindur i z. Sali Berisha. Kishte shpesh mendjen e vet, nuk bëhej legen si shumë të tjerë, që thonë “si urdhëron, mareshal”, për çdo gjë.
Sabri Godo u shpërblye për paburrërinë e tij, edhe pagesa e burrërisë dhe shpërblimi i paburrërisë kësaj here. Kryeministri i bëri ministre vajzën e tij, “pa qenë ajo asnjë ditë në politikë”. E pra, ministri duhet të jetë në radhë të parë politikan, e pastaj të tjerat. Natyrisht, ky është shpërblimi i fundit i njohur gjerësisht nga publiku. Ka edhe ca të tjera që njihen,por të gjitha janë vetëm maja e ajsbergut. Kështu p.sh.,dihet kthimi i tokës së detit si tokë që paskësh qenë në pronësi të njerëzve të z. Godo, aty “tek dy kullat” në Durrës, aty ku të gjithë mbajnë mend se para ca viteve, e për shekuj me radhë, aty ka qenë veçse det. Po ku qëndron paburrëria e z. Godo? Në dredhjet e vazhdueshme prej “plaku të urtë”, kur urtësia do të kërkonte krejt të kundërtën e asaj që bën, apo thotë, ai. E një plak i mençëm, vështirë të kuptohet kur ta futë ujin nën rrogoz. Nuk po e nisim shpjegimin me thirrjet e tij “votoni për presidentin Ramiz Alia”, se ato janë tashmë pjesë e historisë së fillimit të post-komunizmit. Nuk po e zgjasim as me lojërat e komplikuara të tij, të vitit 1997, se mbase mirë e bëri që i tha z. Sali: ti po e djeg Shqipërinë, prandaj unë po rreshtohem me “vlonjatët”—sepse dhe po fitonte “ana e tyre”, de
. Nuk po ndalojmë as tek pjesëmarrja e tij në pisllëkun zgjedhor më të madh të këtyre 18 vjetëve post-komunizëm, tek megadushku, ku instrumenti kryesor ishte partia e tij, e z. Godo, PR-ja. Le të ndalemi tek e fundit: Gërdeci. Deri tani, përgjegjësi kryesore për “Gërdecin”, për vrasjen e 26 shqiptarëve dhe për plagosjes e mbi 300 të tjerëve, dyshohet të jetë nxënësi (apo vartësi) i .Godo, ish-ministri Mediu. Natyrisht, urtësia do të kërkonte që kjo parti, PR-ja, të mos pranonte asnjë post ministror, pa përfunduar hetimet e Gërdecit—aq më tepër që në këto hetime është përfshirë dhe miku ynë më i madh, Amerika.
Por përgjegjësia më kryesore, mbase është e Kryeministrit. Prandaj mendohet se ai i ka shumë frikë hetimet e Gërdecit. Kryeministrit i duhet të sigurojë heshtjen, pra mbrojtjen e ish-ministrit Mediu. Është folur shumë për atotë vërteta, por ne i mbahemi parimit që ato bëhen përfundimisht të vërteta, vetëm pasi të jenë vërtetuar nga gjykata. Z. Berisha po merr masat nga të gjitha anët. E para, po blen heshtjen e z. Mediut me favore të papara tek z. Godo—e ky i fundit është krejt i gatshëm të shitet. E dyta, Kryeministri njëkohësisht po i kërcënon të gjithë: e shihni sesi unë bëj çdo gjë që më teket, pa e çarë fare kokën për moral e principe, e natyrisht as për gjë tjetër: për militantët e PD-së, për observatorët e huaj, etj.
“I urti” z. Godo është gati çdo kohë të ofrojë shërbimet e veta të mediatorit në mes z. Mediu, kryeministrit, e më gjerë, në mes të pjesës mafioze të politikës shqiptare. Qëllimi:gjërat duhet të ecin me fërkime, por pa eksplozione. Mafia jonë politike eka ruajtur veten nga eksplozionet që mund të digjnin vetë atë, sepse sa për të tjerët nuk pyet fare. Z. Godo, për këtë qëllim është sajuar si “i urtë”, fillimisht nga z. Berisha dhe z.Nano pa ta, ai ishte kërkushi në politikën post-komuniste.
Atyre të dyve iu desh një kanal komunikimi në mes tyre, që mos të arrihej në eksplozione, gjatë manovrave të tyre politike, e më gjerë, në të gjithë pisllëkun e politikës shqiptare. Ky kanal komunikimi po funksionon edhe sot pas z. Nano—jo kot buzëqeshin me mallëngjim, disa nga PS-ja, kur thonë “plaku i urtë Godo”. E pra, eksplozioni në politikë i duhet Shqipërisë, sepse do ta pastronte nga pisllëku i politikës mafioze. Janë marrëveshjet në mes mafiozëve të politikës, ato që frenojnë eksplozionet pastruese në mes tyre, marrëveshje këto ku mediatori, ku z. Godo është një prej tyre, luan rol kryesor.Ndonjë lexues do tëthotë: “Po kështu e ka politika; ajo është kurvë”. Jo, politika e “kurvarëve” është e tillë, jo politika e të ndershmëve. (Kërkojmë falje për gjuhën, por jemi infektuar nga banalitetet publike të Kryeministrit, nga ato që thotë publikisht edhe në Kuvend).