As UÇK-ja e vetme, e as NATO nuk do të mund ta sillnin lirinë pa një fuqi më të madhe, më të heshtur, më të shenjtë.
Lirinë e sollën NËNAT shqiptare.
Nënat që mbajtën mbi supe një komb të tërë:
Ato që rritën shumë fëmijë me mund, me sakrificë e me zemër plot.
Ato që na mësuan ta duam familjen, gjuhën e atdheun si amanet të shenjtë.
Ato që i nisën fëmijët në mërgim, duke i përcjellë me lot, por edhe me shpresë.
Ato që rritën ushtarët e UÇK-së, me zemër të fortë dhe krenari të heshtur.
Ato që gatuan bukën e shtëpisë për t’u dhënë forcë luftëtarëve tanë, edhe kur vetë s’kishin mjaft.
Ato që e mbajtën gjallë shpirtin e popullit, edhe në ditët më të errëta.
Sepse liria lind aty ku lind guximi, dhe guximi lind në zemrën e një nëne.
“Janë NËNAT – themelet e lirisë sonë.”
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
