Bashkim Ramosaj kritikon Qeverinë për zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka deklaruar se banorët e kësaj komune kanë qenë mbrojtësit më të mëdhenj të Manastirit të Deçanit, por ka kritikuar mënyrën se si është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Në një intervistë për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai tha se ndonëse vendimet e gjykatave nuk mund të hidhen poshtë, është dashur të gjendet një zgjidhje më e drejtë dhe e pranueshme për të dyja palët.
Sipas tij, vendimi është zbatuar nga të njëjtit persona që më herët e kishin shfrytëzuar si kauzë politike për të sulmuar të tjerët. Ramosaj akuzoi kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, se e kanë zbatuar vendimin pa marrë parasysh interesat e qytetarëve të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

15 vjet nga dita kur krerët e policisë në Maqedoni masakruan 10 shqiptarënë fshatin Luboten të Shkupit

Më 12 gusht 2001, forcat sllavomaqedonase të sigurisë vranë e masakruan dhjetë civilë shqiptare në këtë fshatin Luboten të Tetovës

Më 12 gusht 2001, forcat sllavomaqedonase të sigurisë vranë e masakruan dhjetë civilë shqiptare në …