Bashkim Ramosaj: Nënshkruhet Memorandumi për ndërtimin e pishinës Gjysmë-Olimpike në Deçan, investim prej 2,076,704.77€

Kemi nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike në Kompleksin Turistik “Fetnete Ramosaj”.
Qyteti i Deçanit, si njëri nga qytetet me infrastrukturën më të mirë sportive, ofron kushte të mjaftueshme për të rinjtë e komunës sonë, që të zhvillojnë aktivitete të shumta sportive gjatë tërë vitit, brenda dhe jashtë ambientit.
Këto projekte po përmbushin çdo ditë e më shumë vizionin tim për të ardhmen e Deçanit dhe vizionin e brezave të rinjë.
Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme nga kjo Ministri!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi mori pjesë në hapjen e FARDI Fest 2025

Në kompleksin përkujtimor të Dëshmorëve të Kombit në Gradish, u hap festivali FARDI Fest ku …