Brickos

Bashkimi Demokratik për Integrim organizoi debat në sferën e bujqësisë

Bashkimi Demokratik për Integrim organizoi debat në sferën e bujqësisë

Bashkimi Demokratik për Integrim sot organizoi debat në sferën e bujqësisë në kuadër të aktiviteteve për përgatitjen e versionit final të Platformës 2020 për zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2016. Debatin e hapi Fatmir Besimi si përfaqësues i departamentit për program zgjedhor në kuadër të shtabit zgjedhor, i cili në fjalën hyrëse njoftoi të pranishmit për qëllimin e debatit që organizon BDI-ja për Platformën 2020 dhe përkushtimin e BDI-së që platforma e saj për zgjedhjet e jashtëzakonshme të përgatitet në bashkëpunim me grupet e ndryshme të interesit e në këtë rast për sektorin e bujqësisë dhe degët e saj. Besir Jashari në rolin e udhëheqësit të sektorit të bujqësisë dhe njëherit sekretar Shtetëror në Ministrinë e bujqësisë i njoftoi të pranishmit për politikat bujqësore që bën ky sektor dhe për angazhimin e BDI-së që të kemi një bujqësi të zhvilluar dhe klimë më të mirë të agro biznesit. Po ashtu njoftoi edhe për subvencionet që ndahen në këtë sektor për stimulimin e zhvillimit të bujqësisë. Në këtë rast ai njoftoi për mjetet që janë ndarë nga Agjencioni për përkrahje të bujqësisë dhe zhvillimit rural për projektet e komunave rurale për zhvillim të vendbanimeve rurale. Pjesa e dytë e takimit vazhdoi me debat në mes të pranishmëve nga degë të ndryshme të bujqësisë të cilët dhanë disa ide dhe sugjerime të cilat do të jenë edhe në programin zgjedhor të BDI-së për zgjedhjet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …