leoni

Bashkimi Demokratik për Integrim zyrtarisht filloi fushatën për zgjedhjet lokale 2017 në Maqedoni

Bashkimi Demokratik për Integrim zyrtarisht filloi fushatën për zgjedhjet lokale 2017 në Maqedoni

Me prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale, sot në hotel “Aleksandar Palace” në Shkup, Bashkimi Demokratik për Integrim  zyrtarisht filloi fushatën për zgjedhjet lokale 2017. Me këtë rast kryetari i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se ndjehet i nderuar që po promovon ekipin fitues për zgjedhjet lokale. Si para një dekade, tha z. Ahmeti, edhe kësaj radhe i  futemi garës për zgjedhje lokale më të mobilizuar. “Jo rastësisht ishim fitimtarë në të gjitha zgjedhjet. Ju që keni punuar deri më sot e më shumë vështirësi keni realizuar projekte, mos të mbeteni me atë krenari, por të punoni edhe më shumë, sepse na presin shumë punë,”- tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Ne, vazhdoi ai, tani më dimë për standardet evropiane, se duam të integrohemi në BE.

Nuk mund të integrohemi vetëm me standardet politike, por për këtë nevojiten edhe komuna të përparuara, mirë të organizuara  dhe njerëz me vlera: “Ju dëgjova të gjithëve me vëmendje, se keni bërë punë. Hapat që keni bërë janë për t’u përshëndetur. Keni punuar mjaftë, por keni edhe shumë punë për të bërë. Qytetarët e komunave shqiptare ende kanë nevojë për projekte infrastrukturore si ujë, kanalizime për ujrat fekale apo riciklim të mbeturinave. Tani ju pret një sfidë e madhe, duhet të organizohemi dhe të mobilizohemi që të realizojmë të gjitha projektet që kanë nevojë banorët e komunave shqiptare,”- tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Me fitoren e kandidatëve të Bashkimit Demokratik për integrim, Ahmeti tha se nuk fiton vetëm BDI-ja, por të gjithë shqiptarët në Maqedoni, pavarësisht se cilës komunë i takojnë: ”Vërtet fitojnë qytetarët dhe po të mos ishim ne si BDI, të sigurtë dhe të guximshëm dhe aq të përgjegjshëm, nuk do të dilnim me kuadro me vlera dhe të dëshmuar. Prandaj ju themi njerëzve se plotë një dekadë ne kemi dëshmuar që dimë të përballemi me vështirësitë, dimë të ndërtojmë dhe të ndryshojmë jo vetëm për shqiptarët, por edhe për maqedonët, turqit, sepse BDI-ja din të prodhojë vetëm vlera gjë qe e kemi dëshmuar gjatë këtyre 15 viteve. Me 15 tetor nuk fiton vetëm BDI-ja, fitojnë shqiptarët, qytetarët e Repulikës së Maqedonisë. Prandaj thellë nga zemra ju uroj të gjithë kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarëve që me 15 tetor të bëni dasmën e madhe dhe ta gëzoni popullin, gëzonie rininë se ju dini si të ju siguroni të ardhmen ndërsa ju qytetarë shqiptarë, maqedonë dhe turq, votoni kandidatët e BDI-së se ju do të jeni fitimtarët!”- tha lideri BDI-së Ali Ahmeti, në konventën partiake të mbajtur në Shkup, në prani të gjithë familjes së madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri hamza

Bedri Hamza: Qeverisjen do ta bëj bashkë me qytetarët, njëjtë si programin tim

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar punëtoritë me qytetarë për programin e …