Brickos

Më 12 prill 2019 në Burim do të organizohet manifestimi i 20 vjetorit të “Ditës së Dëshmorëve" të kësaj komunës

Përkujtohen dëshmorët: Idriz Halil Balaj, Milazim Musli Balaj dhe Sylë Ali Balaj

Sot në 19-vjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët: Idriz Halil Balaj, Milazim Musli Balaj dhe Sylë Ali Balaj. Në vendin e quajtur “Vuçak” tani valon flamuri me dy krerë mbi lapidarin e lirisë, ku janë  skalitur emrat e tyre, ndërsa trupat u pushojnë përjetësisht  ne varrezat e fshatit Gllarevë. Heroizmi i dëshmorëve të lirisë tingëllon dhe do të tingëllojë përgjithmonë  gjithnjë zëshëm si proces jetësor, si mësimi më kuptimplotë i historisë, që na mëson  sesi duhet jetuar dhe se si duhet vdekur për atdhe, duke mos lejuar që vuajtja e vdekja  të bëhen proces i përditshmërisë. Familja Balaj e Gllarevës, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë tre dëshmorë: Idriz Halil Balajn, Sylë Ali Balajn dhe Milazim Musli Balajn. Ata, luftuan dhe qëndruan trimërisht, në mbrojtje të tokës arbërore, në mbrojtje të dinjitetit njerëzor dhe kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …