Vladimir Putin

BBC lajmëron se presidenti i Rusisë, Vlladimir Puntin nuk ka dal mirë me marrëveshjen me grupin Wagner

Mediumi autoritativ i Britanisë së Madhe, BBC ka lajmëruar se presidenti i Rusisë, Vlladimir Puntin nuk ka dal mirë me marrëveshjen me grupin Wagner. Ky medium përkujton se pavarësisht qëndrimit të fortë të shfaqur dje në mediet kombëtare ruse, presidenti Putin nuk ka dal mirë nga marrëveshja e arritur me këtë grup paraushtarak. Gjatë një deklarimi nga Moska për BBC, Steve Rosenberg ka theksuar se Putini filloi dje duke e quajtur “thikë pas shpine” tentativën për kryengritje të Grupit Wagner. Ndoshta do të mund të mësojmë më shumë rreth marrëveshjes në ditët në vijim – por Putini nuk duket të ketë dalë edhe aq mirë pas kësaj” ka theksuar Steve Rosenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …