Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit politike në vend, si edhe sfidat dhe proceset reformuese që e presin partinë dhe shtetin në periudhën vijuese. Gjatë takimit, u theksua roli i BDI-së si një faktor kyç i stabilitetit politik dhe partner strategjik i agjendës euroatlantike të vendit.

Tema qendrore e mbledhjes ishte përgatitja për Kongresin e V-të të partisë, një ngjarje me rëndësi të veçantë politike dhe organizative, ku pritet të përcaktohen drejtimet e ardhshme programore dhe vizioni afatgjatë i BDI-së. Anëtarët e Këshillit vlerësuan se Kongresi do të shërbejë si një moment kyç për konsolidimin e strukturave të brendshme dhe forcimin e proceseve demokratike brenda partisë.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli i Përgjithshëm miratoi vendimin zyrtar për mbajtjen e Kongresit:

E shtunë, 20 dhjetor 2025 – ora 13:00
Hotel Aleksandar Palace, Shkup

Sipas vendimit, BDI pritet të intensifikojë aktivitetet organizative në të gjitha nivelet, duke synuar një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe efikas, me pjesëmarrjen e plotë të delegatëve dhe forumeve partiake.

Kongresi i V-të konsiderohet një moment vendimtar për definimin e strategjisë politike të BDI-së në një fazë të re sfidash dhe mundësish për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

U nda nga jeta Veterani i UÇK-së, Daut B. Kryeziu

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët se ka ndërruar jetë Veterani i …