BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Ekonomia e vendit po shkon drejt fundosjes

Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur Konferencë për media, ku ka njoftuar opinionin lidhur me dështimet e shumta të Qeverisë sa i përket zhvillimit ekonomik, rritjes së standardit jetësor të qytetarëve dhe stabilitetit financiar. BDI thekson se vend që Qeveria ta përshpejtojë realizimin e investimeve kapitale, ato e bënë të kundërtën, shkurtuan projektet kapitale të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, sic ishte me shkurtimin e mjeteve për ndërtimin e korridorit 8, shkollave, konvikteve, objekteve sportive etj. Kështu, ndikojnë negativisht në prodhimin industrial të vendit, në realizimin e investimve, por edhe në zvogëlimin e kapacitetit të kompanive për eksport. Dhe e gjitha kjo do të ndikojë në mos realizimin e rritjes së Bruto Prodhimit Vendor.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …