Tema të tjera...
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2025, duke e cilësuar si më kritikën ndër vite dhe si dëshmi të qartë të regresit në procesin e integrimit evropian. Në reagim thuhet se raporti tregon mungesë përparimi në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, ndërsa theksohet se korrupsioni i nivelit të lartë mbetet i pandëshkuar dhe ndikimi politik në gjyqësor vazhdon. Sipas BDI-së, raporti vë në dukje se procesi i integrimit është bllokuar nga vetë qeveria aktuale, e cila nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese të dakorduara me BE-në. Partia thekson se janë evidentuar edhe rënie të standardeve demokratike, presion ndaj mediave dhe dobësim i luftës kundër korrupsionit. BDI e cilëson këtë raport si dëshmi të dështimit të qeverisë aktuale dhe nënvizon se mbetet forca politike që e ka çuar vendin drejt NATO-s dhe hapjes së negociatave me BE-në.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
