Emisari i BE-së Sorensen takon ministren e Jashtme të Finlandës për dialogun Kosovë–Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një vizitë pune në Helsinki, ku është takuar me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen. Sorensen tha se gjatë takimit me kryediplomaten finlandeze kanë diskutuar në detaje për procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke falënderuar për mbështetjen dhe interesimin e ofruar nga Finlanda. “Diskutuam në detaje dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Jam mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e normalizimit”, shkroi Sorensen në platformën X. Vizita e tij në Finlandë pason takimin e zhvilluar në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka shprehur gatishmëri për dialog, por ka kërkuar zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …