BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI; Reagim ndaj gjuhës së papërshtatshme të Presidentes së Shtetit për agresionin në Ukrainë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e thellë ndaj deklaratave të fundit të Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë pritjes për trupin diplomatik, ku agresioni i paprovokuar dhe i dhunshëm i Rusisë ndaj Ukrainës u përshkrua si “operacion ushtarak”. Një narrativë e tillë është e papranueshme dhe bie në kundërshtim me qëndrimet e shtetit tonë si anëtar i NATO-s dhe aspirant për integrim evropian.  Përshkrimi i një agresioni të përgjakshëm që ka shkaktuar vuajtje të pafundme si një “operacion ushtarak” relativizon aktet kriminale dhe mohon realitetin e hidhur që po përjeton populli ukrainas. BDI riafirmon qëndrimin e saj të palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe dënon çdo përpjekje për të përdorur gjuhë që i përshtatet propagandës së Kremlinit.  I bëjmë thirrje Presidentes të reflektojë mbi përgjegjësinë e saj për të përfaqësuar me dinjitet dhe qartësi interesat dhe vlerat e Maqedonisë së Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Simiq

Igor Simiq merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për organizimin e barrikadave në veri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka …