BDI: Skandal në Saraj: Punë publike pa kontratë dhe dyshime për tender të rregulluar

BDI: Skandal në Saraj: Punë publike pa kontratë dhe dyshime për tender të rregulluar

Jemi sot këtu për të denoncuar një rast të rëndë të mashtrimit të opinionit publik, shkeljes së procedurave ligjore dhe dyshimit serioz për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e Kryetarit të Komunës së Sarajit, z. Muhamet Elmazi.
Dokumentet dhe komunikimet zyrtare të komunës, si dhe postimet publike, krijojnë një situatë  të qartë: në Saraj duket se janë kryer aktivitete publike pa kontratë aktive, pra “në të zezë”, ndërkohë që qytetarëve u është shitur propaganda se gjithçka po punohet me rregull.
Çka ka ndodh tregojnë faktet që janë të thjeshta dhe të datuara:
• Më 2, 3 dhe 10 janar, Kryetari i Komunës, në faqen e tij zyrtare në Facebook, del para opinionit dhe lavdërohet se po bëhet mirëmbajtja dimërore e rrugëve, pastrimi i borës dhe hedhja e kripës.
• Më 8 janar, i njëjti institucion – Komuna e Sarajit – publikon njoftim zyrtar për shpalljen e fituesit te “tenderit “ që do të thot se procedura akoma nuk ka perfunduar, madje as me 10 janar!
Këtu kemi paradoksin që e rrëzon të gjithë narrativën:
Si është e mundur të punohet në terren më 2 dhe 3 janar por dhe 10 Janar, kur më 8 janar tenderi ende është në proces dhe nuk ka përfunduar me kontratë aktive dhe nuk mund ta përfundon akoma për shkak të mundësisë së ankesave dhe procesi nuk ka përfunduar?
Kjo do të thotë njëra prej dy gjërave:
ose Kryetari ka dalë publikisht duke gënjyer qytetarët ose punimet janë bërë realisht – por pa bazë ligjore, pa kontratë dhe jashtë procedurave. Por me shumë gjasa është kjo e dyta!
Skandali bëhet edhe më i rëndë, pasi që aktivitetet me të cilat lavdërohet kryetari i komunës i realizoi  kompania që më vonë e fitoi tenderin.
Sot, nga informacionet që dalin dhe nga ajo që po qarkullon publikisht, del se këto veprime (pastrimi/heqja e borës, hedhja e kripës) janë kryer nga një kompani/operator ekonomik, i cili më pas rezulton se është edhe operatori i përzgjedhur në tenderin që u finalizua më vonë.
Kjo e kthen çështjen nga dyshim në alarm të kuq:
• Si u angazhua një kompani para se të përzgjidhej zyrtarisht?
• Me çfarë autorizimi ka dalë në terren?
• Dhe pyetja kryesore: Si e dinte Kryetari i Komunës se pikërisht kjo kompani do ta “fitonte” tenderin?
Sepse kjo nuk është më “gabim administrativ”. Kjo është shenjë e një tenderi të “rregulluar “ , ku puna kryhet para përfundimit të tenderit , dhe kontrata do të bëhet më vonë. Cila është ajo kompani e cila do të realizon punë pa e ditur se do të paguhet rrespektivisht se do te fitoj trenderin ??
Poashtu, Kryetari del e thotë se është hedhur kripë dhe janë kryer veprime.
Por ma një vështrim të thjështë në punët administrative të Komunës së Sarajit dhe NP rezulton se nuk ka furnizim me kripë as në NPK Saraj, as në komunë.
Pra, nëse nuk ka furnizim zyrtar:
Kush e ka siguruar kripën? Kush e ka paguar? Nga cili burim? Me çfarë dokumenti?
Dhe nëse është siguruar nga operator privat pa kontratë, atëherë kemi përsëri: punë dhe shpenzim jashtë procedurës e cila përfundon me “tender të rregulluar“
Kjo situatë ngrit dyshim serioz për përgjegjësi penale, konkretisht mbi bazën e:
Nenit 353 të Kodit Penal të RMV – “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe autorizimit”.
Kur një kryetar komune lejon, ose organizon punime publike pa kontratë aktive, ai tejkalon autorizimet e tij dhe hap rrugë për:
• përfitim pasuror të paligjshëm për dikë,
• dëmtim të buxhetit të komunës,
• dhe tendera të rregulluar pasi mu kjo kompani fiton tenderin
Sot, Kryetari i Komunës duhet t’u përgjigjet qytetarëve:
1. Me çfarë kontrate dhe nga cilat kompani janë pastruar rrugët më 2 dhe 3 janar por dhe 10 Janar?
2. Nëse nuk ka pasur kontratë aktive në ato data, kush do t’i paguajë ato punime dhe me çfarë baze ligjore?
3. A është e vërtetë që punën e ka kryer kompania që më vonë është përzgjedhur në tender?
4. Nëse po, kush i ka kërkuar asaj kompanie të dalë në terren para përfundimit të tenderit?
5. Dhe pyetja që e godet thelbin: a po përballemi me një tender të rregulluar, ku kryetari e dinte fituesin para se të mbyllej procedura?
Ne nuk jemi kundër pastrimit të borës,  përkundrazi, ai ka qen dhe është detyrim i komunës.
Por jemi kundër një modeli qeverisjeje ku ligji shkelet për manipulim opinioni, ku procedurat bëhen fasadë, dhe ku kryetari del në terren me operatorë që ende s’janë përzgjedhur, duke I përzgjedhur ata më vonë , sikur ta kete ditur se ata do fitojnë.
Ky është modeli “punë pa kontratë – kontratë pas pune”.
Ky është modeli “fitues i ditur paraprakisht”.
Ky është modeli që e shkatërron besimin e qytetarëve dhe e kthen komunën në bankomat për
Prandaj, i bëjmë thirrje:
• Prokurorisë Publike: të hapë menjëherë procedurë verifikimi për punimet e kryera në datat e përmendura, bazën ligjore dhe pagesat eventuale.
• Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit: të hetojë konflikt interesi, paracaktim tenderi dhe çdo indicie të keqpërdorimit.
Dokumentet janë publike. Datat janë publike. Postimet janë publike.
E vetmja gjë që po mungon është përgjegjësia.
Saraji meriton qeverisje me ligj, jo me propagandë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Hertica

Mr.Ali Hertica: Demokracia, themeli për një shoqëri të lirë dhe humane

Politika e quajti demokracinë “forma më e keqe e qeverisjes, përveç të gjitha formave të …