Në një Komunikatë të BDI-së thuhet se ndodhemi në një kohë kur qytetarët përballen me pasiguri, tensione ndëretnike dhe dështime në çdo sektor të qeverisjes, është e qartë se kjo qeveri pa legjitimitet ka humbur tanimë edhe tërësisht besimin e qytetarëve. Shqiptarët, në Maqedoni janë përjashtuar nga proceset vendimmarrëse, janë shkarkuar padrejtësisht nga pozitat kyçe dhe janë shpërfillur në zbatimin e Ligjit për Gjuhët. Institucionet janë kthyer në vegla politike që iu shërbejnë interesave të ngushta, duke injoruar hallet e qytetarëve. Mungesa e projekteve zhvillimore dhe stagnimi në integrimet evropiane janë tregues të qartë të një qeverie të paaftë, e cila i ka tradhtuar qytetarët, veçanërisht ata shqiptarë, që sot ndihen të përjashtuar dhe të nëpërkëmbur. BDI ka qenë dhe mbetet forca e vetme politike që ka garantuar përfaqësimin e barabartë të shqiptarëve, mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe zhvillimin e projekteve madhore për vendin. Sot, më shumë se kurrë, është koha për t’i dhënë fund kësaj qeverisjeje të dështuar dhe për t’u kthyer te stabiliteti, drejtësia dhe barazia.
