Flamuri Kuq e Zi

BDI uron shqiptarët për 28 Nëntorin: “Liria është një rrugëtim i përbashkët që kërkon përkushtim të përditshëm”

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka përcjellë një urim solemn për të gjithë shqiptarët, duke theksuar rëndësinë historike dhe përgjegjësitë e sotme që mbart kjo ditë. Në urimin e BDI-së, 28 Nëntori vlerësohet si ndër ditët më të shenjta të historisë kombëtare, që rikujton përpjekjet shekullore për liri, barazi, gjuhë, identitet dhe shtetësi. “Liria nuk është një arritje përfundimtare, por një rrugëtim i përbashkët, të cilin e ndërtojmë me vullnet, unitet dhe vendosmëri,” thuhet në mesazh, i cili nënvizon sakrificën e brezave që sollën pavarësinë dhe përgjegjësinë e sotme për forcimin e shtetit, demokracisë dhe të drejtave kolektive. BDI shprehet se mbetet e përkushtuar në avancimin e të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve, si dhe në ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe të drejtë “ashtu siç e ëndërruan rilindasit dhe themeluesit e shtetit shqiptar”. Në fund, partia uron të gjithë shqiptarët me mesazhin: “Gëzuar 28 Nëntorin!”

Kontrolloni gjithashtu

Misioni i SHBA-së në NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: “Krenarë që qëndrojmë krah jush”

Misioni i Shteteve të Bashkuara në NATO ka shprehur urimet e tij për Ditën e …