Misioni i SHBA-së në NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: “Krenarë që qëndrojmë krah jush”

Misioni i Shteteve të Bashkuara në NATO ka shprehur urimet e tij për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar aleancën e fortë dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve. Në urimin zyrtar, misioni amerikan ka përfshirë edhe një mesazh në gjuhën shqipe, duke nënvizuar respektin dhe afërsinë me shqiptarët. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Ne festojmë pavarësinë, qëndrueshmërinë dhe kontributet e vazhdueshme të vendit tuaj ndaj Aleancës sonë. Jemi krenarë të qëndrojmë përkrah jush si partnerë të besueshëm dhe miq në NATO. Urime!”, thuhet në njoftimin e tyre. Me këtë urim, SHBA riafirmon mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe rolin e saj të rëndësishëm në sigurinë e përbashkët euroatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Institucionet e Kosovës kanë dështuar t’i mbështesin krerët e UÇK-së në Hagë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar institucionet e Kosovës …