BE: 882 milionë euro rrezikojnë të mbeten të pashfrytëzuara

Bashkimi Evropian ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit dhe dështimit të partive politike në Kosovë për të kapërcyer bllokadën e krijuar që nga zgjedhjet e shkurtit 2025, duke shprehur zhgënjim për vonesat që kanë ndaluar vendin të përfitojë nga fondet e mëdha evropiane. Zyrtarë të BE-së kanë konfirmuar se Kosova vazhdon të jetë e kualifikuar për të përfituar deri në 882 milionë euro nga Plani i Rritjes, por vetëm pas hyrjes në fuqi të marrëveshjeve që lidhen me Instrumentin e Reformës dhe Rritjes, marrëveshje që ende nuk janë ratifikuar për shkak të mungesës së institucioneve funksionale. Për shkak të vonesave në formimin e institucioneve, marrëveshjet që lidhen me Instrumentin e Reformës dhe Rritjes nuk kanë hyrë ende në fuqi. Pa ratifikimin e tyre, Kosova nuk mund të paraqesë kërkesë për pagesë. Ky instrument ka afat të kufizuar, periudhën 2024–2027 dhe është në interes të Kosovës që ratifikimi të ndodhë sa më shpejt,” deklaruan zyrtarët evropianë. BE-ja theksoi se Kosova duhet të tregojë kapacitetet e një shteti funksional dhe të rikthehet në binarët e reformave të domosdoshme për integrim evropian, si dhe për avancimin e dialogut me Serbinë. “Është për të ardhur keq që partitë politike nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për çështjet kyçe, përfshirë ratifikimin e Planit të Reformës dhe Rritjes,” tha një zëdhënës i Komisionit Evropian, duke nënvizuar se mosveprimi politik po i kushton vendit mundësi të vlefshme financiare dhe zhvillimore.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Votat e Nismës nuk u shpërndahen partive tjera dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka sqaruar mënyrën e trajtimit të votave të …